Nga Vendi
1 October 2021
Mickoski: LSDM janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra

Kryetari i OBRM-PDUKM-së në tubimin e tij në Vinicë tha se partia maqedonase në pushtet nuk flet asnjë fjalë se çfarë kanë bërë gjatë këtyre 4 viteve.

Sipas Mickoskit, pas 17 tetorit, Zaevin e pret një humbje e madhe dhe pas kësaj vijon qeveria e re dhe përgjegjësi.

“Nëse do të kishta ndonjë makinë kohe dhe ta kthej kohën në atë duelin tonë të fundit dhe në pyetjen se çfarë porosie keni për Zoran Zaevin, do t’i thojë hap kalendarin dhe lexo se sa vite je në Qeveri. Harron se ai dhe të tjerët janë katër vite në qeveri, ndërsa janë më të mirët në vjedhje dhe gënjeshtra”, tha Mickoski.

Ai shtoi se Maqedonia është shteti me më së shumti politikan të korruptuar.

“Për 30 vite pavarësi, LSDM më të mirët janë në vjedhje dhe gënjeshtra. Populli asnjëherë nuk ka jetuar më keq. Vitin e kaluar një litër vaj ishte 67 denarë, tani 97 denarë. Qumshi ishte 45 denarë tani 55. Një kilogram miel ishte 34 denarë dhe tani 30”,t ha mes tjerash Mickoski./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ahmeti i përgjigjet Zaevit: Nuk do ta kenë kënaqësinë BDI-në ta shohin në opozitë10 July 2020
Beniada e Big Brother: Për 100.000 euro vrapoj nudo nëpër Tiranë26 October 2021
VMRO-DPMNE-ja publikoi edhe 10 kandidatë për kryetarë komunash30 August 2021