Nga Rajoni
1 October 2021
Matoshi për marrëveshjen në Bruksel: Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve

Njohësi i çështjeve politike, Halil Matoshi, ka reaguar përmes një shkrimi në Facebook pas arritjes së marrëveshjes në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë për targat. Matoshi thotë se vërtet Kosova nuk e rinegocoi Marrëveshjen por e detyroi Serbinë me e zbatu.Tutje ai thotë se pas kësaj çështjeje Kosova riktheu edhe vëmendjen e ndërkombëtarëve.

“Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjës së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufinit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme” shkruan Matoshi.Postimi i plotë:
Kosova riktheu vëmendjen e fjetun të ndërkombëtarëve!

Kosova u dasht me e rikthy vëmendjen e KFOR-it për detyrën e vet primare (ruajtje të kufinit të jashtëm të Kosovës) tue zbatu me masa policore nji marrëveshje administrative në kufi me Serbinë, tue mos e leju tutje poshtnimin.Vërtet, Kosova nuk e rinegocioi Marrëveshj?n por e detyroi Serbinë me e zbatu!Pra, arriti me e imponue me polici speciale (e cila kthehet në Prishtinë të shtunën) zbatimin e Marrëveshjës së vitit 2016 (pika 9), që palët i detyron me i mbulu pjesët relevante të targave me stikersa (SRB dhe RKS), gjatë kalimit të kufinit ndërshtetnor, si zgjidhje e përkohshme që, pas gjashtë muajsh ekipet teknike të dyja vendeve të arrijnë nji zgjidhje të përshtatshme dhe të përhershme.Vlen me u theksu se, kriza në kufi ndikoi në përfshimje direkte të ShBA, në dialog në Bruksel, përmes përfaqësuesit Escobar, i cili i mshoi shkelm derës së zyrës së BE në në Bruksel, që palët me shty drejt finales: Marrëveshjës Gjithpërfshimëse!



Të ndryshme
Më shumë
Treboshi ndryshon pamje. Tre lagje me rrugë të reja të asfaltuara13 November 2025
Në Shkup u themelua Lëvizja “Arbëria”, një organizim i ri politik 5 July 2025
“Takohemi të hënën dhe…”, kryeministrit belg i dalin mesazhet me pornostaren e njohur italiane23 August 2021