Nga Vendi
4 October 2021
Rriten çmimet e derivateve të naftës në Maqedoni

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim, me të cilin kryhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 1,98 % në raport me vendimin e datës 27.09.2021.

Në periudhën e kaluar shtatëditore të gjitha çmimet referente në bursat botërore, mesatarisht shënojnë rritje edhe atë: te benzina për 3,938 %, te nafta për 4,845 %, te vaji ekstra i lehtë për 5 % dhe te mazuti për 3,690%.

Në të njëjtën periudhë kursi i denarit në raport me dollarin është më i lartë për 0,613%.

Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës ?UEROSUPER BS-95 dhe ?URPSUPER BS-98 rriten për 1,50 den/litër, ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i ?URODIZELIT (D-? V) rritet për 2,00 den/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (?L-1) ulet për 0,50 den/litër, ndërkaq çmimi i shitjes me pakicë i ?azutit ?-1 SU rritet për 1,351 denarë/kilogram dhe tani do të jetë 41,131 den/kg.

Nga data 28.9.2021, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 73,50 (denarë/litër)
Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 75,50 (denarë/litër)
Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 65,00 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 64,50 (denarë/litër)
Mazut ?-1 SU 41,131 (denarë/kilogram)

Theksojmë se këto janë çmimet maksimale të derivateve të naftës nga ora 00:01 e datës 5.10.2021. Tregtarët me shumicë dhe pakicë me derivate të naftës dhe lëndë djegëse për transport, mund t’i formulojnë çmimet e derivateve të ndryshme të naftës dhe lëndëve djegëse për transport edhe më të ulëta se çmimet më të larta që janë përcaktuar.



Të ndryshme
Më shumë
Ankohen kompanitë shqiptare në Zvicër: Po ka punë, por nuk po ka punëtorë14 September 2021
Siljanovska-Davkova uron 28 shtatorin - Ditën Ndërkombëtare të Boshnjakëve28 September 2025
Për tre javë në Maqedoni janë infektuar 17 mijë qytetarë, tre mijë prej tyre kanë qenë të vaksinuar28 August 2021