Nga Vendi
10 July 2020
Moti me diell, temperatura deri më 35 gradë

Moti në mbarë vendin do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë verilindore.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 10 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 28 deri në 35 gradë Celsius.

UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e lehtë verilindore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 16 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë 33 gradë.

Në ditët në vijim, do të mbajë mot me diell me vranësira të lehta deri mesatare. Gjatë fundjavës, do të ketë vranësira të rritura në vend me kushte për reshje afatshkurtra të shiut dhe bubullima. Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë e fortë e veriut çka do të shkaktojë rënie temperaturave.



Të ndryshme
Më shumë
Abdullah Qazimi merr mbështetjen e Kasamit për Strugën, pritet zyrtarizimi në kuvendin e degës27 August 2021
BDl takon arsimtarët dhe profesorët tetovar (FOTO)26 June 2020
Një multimilioner 70-vjeçar zbulon se e ka fituar zemrën e të fejuarës së tij 26-vjeçare me buzëqeshjen e tij magjepsëse 5 March 2026