Nga Rajoni
8 October 2021
Gjuriq: Ka kaluar koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington

Ambasadori serb në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq ka thënë se “ka kaluar koha koha kur shqiptarët ishin të vetmit që lobonin në Washington”.

Kësisoj ai u përgjig për Tanjug kur u pyet për rëndësinë e letrës dërguar presidentit amerikan Joe Biden nga shtatë anëtarë të Kongresit për të dyfishuar vëmendjen e Amerikës ndaj tensioneve Kosovë-Serbi me ç’rast shtoi se nuk do ta nënvlerësonte rëndësinë e ndonjë letre të kongresmenëve.

Sipas tij lobi serb në Shtetet e Bashkuara ka më shumë se 30 anëtarë dhe se siç tha ai “numri i atyre që e kuptojnë qëndrimin e Serbisë për Kosovën dhe nevojën për të arritur një zgjidhje kompromisi që nënkupton kënaqjen e interesave të të dyja palëve po rritet çdo ditë”.

Më tutje, Gjuriq tha se është shumë e rëndësishme për Serbinë që integrimi evropian i Ballkanit Perëndimor të jetë një nga prioritetet e politikës amerikane.

Duke komentuar një deklaratë të zëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Ned Price, për të mirëpritur mesazhin e Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor se dera e BE -së mbetet e hapur, i dërguari i Serbisë në Amerikë theksoi se edhe presidenti i SHBA-së Joe Biden kishte folur kohët e fundit për këtë pas bisedimeve me Presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Layen.

“Gjithashtu, i dërguari amerikan për rajonin tonë, Gabriel Escobar, i cili bëri një punë të madhe për Serbinë duke takuar përfaqësuesit e saj dy ditë pas emërimit të tij, foli për mbështetjen e integrimit evropian si një nga prioritetet e politikës amerikane ndaj rajonit tonë. Kjo është komplementare për interesat tona, me politikën tonë “, tha Gjuriq.



Të ndryshme
Më shumë
Mjeku shqiptar që thoshte se koronavirusi zhduket verës, ja çka thotë tani?11 July 2020
Fabjola Kodra, kandidatja e dytë më e votuar për këshilltarët komunalë në Itali27 September 2020
Nami! Sot në ‘BBV’ do të hyjë edhe ish e dashura e njërit prej banorëve të shtëpisë? 4 January 2022