Nga Vendi
10 July 2020
Në “b ombën” e re Zaev për shqiptarët: Ata po luftojnë vetëm për para (VIDEO)

Regjistrimi i ri mes Zoran Zaev me një zë të panjohur, i publikuar sot në YouTube me titullin Gënjeshtrat e Zaev, u referohet shqiptarëve. Zëri i panjohur i quan ata me një emër të turpshëm dhe i thotë Zaevit se po shkruajnë faturën e tij.

Tashmë bomba që u përfol para pak ditësh ku thuhej se Zaev i ofendon rëndë shqiptarët, u publikua sot në youtube.

Në këtë mega skandal shfaqet ana e errët e ish kryeministrit Zoran Zaev që këron madje vota tek elektorati shqiptar.Ai madje nuk i kursen as ushtarët shqiptarët në këtë bombë.

Në këtë bombë të sotme dëgjohet një bisedë ofenduese midis kreut social demokrat me një person tjetër.

Personi i panjohur i thotë Zaevit se shqiptarët po, jua shkruajnë faturën ndërsa Zaev i përgjigjet se shqiptarët nuk vlejnë as për pesë para.

Kur ai e pyet se nuk vlejnë , Zaev ia kthen se shqiptarët nuk vlejnë në tregun e votave dhe se nuk mundet me neve.

 

Më pas lideri i LSDM-së dëgjohet të thotë se me zgjedhje edhe ata ( shqiptarët) do të valorizohen.

Për atë se a do të shkruajnë fatura, , për të shkruar fatura duhet të kesh mall a po jo?Nuk mundësh bash ashtu të lëshosh( faturë) ,ata (shqiptarët) nuk kanë mall pas vetes. është shprehur Zaev

Por kur bashkëbiseduesi i panjohur i thotë Zaevit se ata kanë luftëtarë , Zaev thotë se luftëtarët gjenden gjithandej në botë.

Me 1000 njerëz na e morrën shtetin , do të na e merrnin thotë bashkëbiseduesi ndërsa Zaev i përgjigjet se ata shqiptarët luftojnë për para./TS



Të ndryshme
Më shumë
Skriningu i nxënësve në Maqedoni do të realizohet në 473 shkolla, prindërit të ndarë në qëndrime14 October 2021
Populli i vuan urie, por Koreja Veriore ia jep 300.000 dollarë ndihmë Birmanisë17 June 2021
Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve në konferencën e sotme për shtyp në ora 15:00, njoftoi se nga të dhënat e 2.431 vendvotimeve, respektivisht nga 69.86 për qind e vendvotimeve, deri në ora 15:00 kanë votuar gjithsej 403.715 qytetarë, gjegjësisht 31,80 për17 October 2021