Nga Bota
13 October 2021
Nëna hidhet nga 200m lartësi me foshnjen 1 muajshe e djalin 3 vjeç

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Moskë ku një nënë është hedhur nga një lartësi prej 200 m me foshnjën e saj të porsalindur dhe djalin e vogël në krahë duke i vrarë të dy.

Olga Zharkova, 34 vjeç, me dy djemtë e saj të moshës tre vjeç dhe një muajsh, u hodh nga kati i 19 i banesës dhe hetimet për vrasjen kanë filluar.

Dyshohet se nëna e vuante nga depresioni akut pas lindjes para se të vriste veten dhe fëmijët e saj.

Mediat e huaja raportojnë se Zharkova kishte shkruar një shënim ku thoshte se nuk donte t’i linte fëmijët e saj në këtë “botë të vështirë, të zymtë” dhe i mbante fëmijët në krahë teksa binte nga banesa e lartë.

“Ajo u ankua tek të njohurit e saj se kishte depresion pas lindjes, u ndje e vetmuar dhe e lodhur”, është shpreh një burim.

Koreografi Albi Nako ka qenë sërish në vëmendje orët e fundit pas një videoje nga emisioni Tka mami yll, që bëri xhiron e rrjetit Personazhe të njohur e të panjohur iu kthyen kundër Nakos pa…



Të ndryshme
Më shumë
Mijallkovi ka ikur përmes zonë kufitare në Kumanovë?23 February 2021
Një kosovar bëri 28 ditë rrugë me biçikletë për të ardhur nga Gjermania 8 July 2021
Mbi 21 mijë aplikime nga diaspora për votim në zgjedhjet e Kosovës 8 May 2026