Nga Vendi
19 October 2021
Aziri: Jemi të gatshëm ta mbështesim Bilall Kasamin për Komunën e Tetovës

Elmi Aziri nga koalicioni i Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës në emisionin debatik “Click Plus” në “TV21″ tha se janë gati në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale për të mbështetur kandidatin e Besës në Komunën e Tetovës, Bilall Kasami.

“Ne presim që të kemi negociata me Besën në ditët në vijim. Le të shohim, është e mundur të arrihet njëfarë bashkëpunimi.

Është e rëndësishme që BDI-ja dhe Teuta Arifi të bien, e cila meriton zero vota sepse asgjë nuk është bërë për Tetovën”, tha Aziri./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Lulzim Basha: Është shumë i dhimbshëm lajmi nga Tetova 9 September 2021
Mickoski premton ulje të çmimit të naftës: Qeveria mblidhet urgjentisht për derivatet31 May 2026
Publikohen 4 kushtet e Beogradit për t’u kthyer në dialog: Asociacioni dhe policia të shkojë në veri me miratim të serbëve23 September 2021