Nga Rajoni
19 October 2021
Fansat e PDK-së: “O u kënaqëm krejt”, “Hiç rrugën mos t’ma shtron”

Shkrepjet e armëve dhe mjetet piroteknike në Skenderaj ishin shenjat e para mbrëmë që përcollën rezultatin pozitiv të kandidatit të PDK’së për këtë komnë, Fadil Nura.

Rrugët u bllokuan nga veturat, derisa zona përreth selisë së PDK’së në Skenderaj u mbush me tym të mjeteve piroteknike si rrjedhojë e festës atje.

“PDK’ja e ka meritu. Urimë Drenicë, urime Sami Lushtaku, urime Fadil Nura. Ky është këtu, ka punu për Drenicën, për qata i thonë Sami baba”, është deklaruar një qytetar për mediumin.

“Qe 22 vjet PDK, tjetër s’ka”, deklaroi një tjetër qytetar.

Për dikë tjetër në Skenderaj do duhej të ekzistonte në pushtet vetëm PDK’ja.

“O u kënaqëm krejt. Mu ka gëzu zemra, mu ka rritë më doket. Tona kemi me i pritë nga PDK’ja në Skenderaj. Kurgjo mos bëfshin, sen. Udha mu ka prishë, kurrë mos e ndreqtë. As nuk i them ndreqe. Babë e babgjysh në lloç më kanë le, edhe unë kam me kanë”, ka thënë një tjetër qytetar.

Nga 98,41 për qind të votave të numëruara, kandidati i PDK’së Fadil Nura i ka 57,99 për qind të votave, derisa kandidati i pavarur për Skenderajn, Bekim Jashari, ka mbledhur 40,64 për qind të votave.

Si pasojë e shkrepjeve me armë, u plagos një qytetar në Skenderaj për t’u dërguar më pas për trajtim në QKUK.



Të ndryshme
Më shumë
Koncerti i Malumës, fansja i hedh reçipetat, këngëtari i lë varur te mikrofoni 15 March 2022
Hapësirat e Spitalit Gjinekologjik Çair do të marrin pamje të re pas aksionit të përbashkët25 March 2026
Mbahet Konferenca Rajonale e Autizmit në gjuhën shqipe në RMV29 June 2020