Nga Vendi
20 October 2021
Taravari: Aleanca mbështet VMRO-DPMNE në Bërvenicë

Aleanca për shqiptarët në rrethin e dytë pritet që të mbështesë kandidatin e VMRO-DPMNE-së në komunën e Bërvenicës, kështu ka deklaruar sekretari gjeneral i kësaj partie, Arben Taravari.

“Pasi ne kemi edhe partner koalicioni, me të cilin duhet patjetër të ulemi t’i koordinojmë qëndrimet, kështu që brenda këtyre dy tre ditëve ma merr mendja se do të kemi qëndrime partiake, të cilat do të merren në organet partiake. Ne kundërshtar politik e kemi BDI-në dhe çdo kandidat që nuk është i BDI-së mendoj se si opozitë shqiptare duhet ta përkrahim atë kandidat duke i përfshirë të gjitha komunat pa përjashtim”, ka thënë Taravari.

Ndryshe në komunën e Bërvenicës gara zhvillohet mes kandidatit të VMRO-së, i cili ka mbështetjen nga Aleanca për Shqiptarët, dhe kandidatit të pavarur Enver Pajaziti.



Të ndryshme
Më shumë
Moti me diell dhe vranësira mesatare, temperatura deri më 36 gradë11 July 2020
Ministrja Gërvalla: Serbia duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur dhe t’i pranojë krimet e bëra19 October 2021
Dorëheqja e Zaevit, çfarë thotë Kushtetuta dhe rregullorja për punën e Kuvendit? 1 November 2021