Nga Vendi
20 July 2025
ZJARRET / Vijon beteja me flakët në 6 vatra, Zhelinë ende vijon operacioni për shuarje

Vijojnë operacionet për shuarjen e gjashtë zjarreve aktive në territorin e vendit, njëri është vënë nën kontroll. Zjarret aktive janë në komunat e Zhelinës, Vasilevës, Makedonski Brodit, si dhe në komunën e Prilepit. Zjarri është nën kontroll në Komunën e Velesit.

“Zjarri pranë Zhelinës është ende aktiv. U vu nën kontroll, por u ndez përsëri mbrëmë. Ky është zjarr që me shumë mundësi është vënë qëllimisht. Herët këtë mëngjes, dy “ejr traktorë” nga drejtoria kanë qenë duke operuar atje, dhe ata do të vazhdojnë punën e tyre gjatë gjithë ditës. Ky zjarr po lëvizte në drejtim të Jerebinës, por është ndërprerë dhe mbetet aktiv në pjesët më të larta të kësaj zone. Shpresoj që deri sonte do të arrijmë ta vëmë nën kontroll këtë zjarr të vështirë, i cili po zhvillohet në terren të vështirë dhe për të cilin kam indikacione se dikush e ka ndezur qëllimisht gjatë gjithë kohës,” tha Stojançe Angellov. /alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Avokatit të Popullit do ta aktivizojë linjën telefonike falas për ditën e zgjedhjeve17 October 2025
Prokuroria në Krushevc mbyll rastin e posterit kundër shqiptarëve22 July 2026
Presidenti nuk do të falë më persona pa vendim të formës së prerë, hiqet abolicioni20 February 2026