Nga Vendi
20 October 2021
Osmani: Nuk ka nevojë dhe nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme kuvendare

Zëdhënësi i BDI-së, Bujar Osmani ka thënë sot në konferencë për shtyp se në Maqedoni nuk ka nevojë për shumicë të re kuvendare e as për zgjedhje të parakohshme, pasi sipas tij, qeveria është stabile dhe pritet të rritet, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne si parti jemi të kënaqur me rezultatet e zgjedhjeve lokale, ku ne kemi fituar rreht 130 mijë vota nga qytetarët. Likova, Saraji dhe Pllasnica që i fituam që në rrethin e parë janë garancë për punën e BDI-së. Punojmë cdo ditë në terren për të siguruar epërsinë në komuna ku jemi në balotazh. Shkupi është më i sigurtë me komunikimin dhe besimin në mes dy etnive dhe për këtë është e drejtë të mbështesim Petre Shilegov. Mund të them se nuk ka nevojë për qeveri të re dhe shumicë të re parlamentare”, tha Osmani.

Ai gjithashtu tha se BDI është e bindur se do të fitojnë edhe në rrethin e dytë në komunat ku janë në balotazh me OBRM-PDUKM, PDSH-në, ASH-në dhe Lëvizjen Besa. /Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Nga Adelina e Leonora, te Tayna e Dafina – grindjet mes vajzave të estradës ndër vite22 July 2021
Adriana Matoshi dhe Keith Groeneveld publikojnë fotografi nga takimi i tyre i parë, i cili ndodhi një vit më parë23 June 2021
Rama takon George Soros: Mik i çmuar dhe mbështetës i Shoqërisë së Hapur24 September 2021