Kuriozitete
27 October 2021
Bën ‘twerk’ mbi tavolinë, vajza thyen llampën luskoze dhe i duhet të paguajë gjobë të majme

Jo gjithmonë festat kanë momente të lumtura, por kanë edhe të papritura të pazakonta. Rasti më i fundit bëhet fjalë për një festë beqarie, ku duket se gjithçka ka dalë nga kontrolli.

Nja vajzë ka marrë me qira një hyrje apartamenti online dhe e ka shfrytëzuar hapësirën për të festuar.

Ajo u ngjit në tavolinë duke u përpjekur të bënte twerk, por në një tundje të papritur të kokës goditi një llambë sipër saj duke e bërë atë copë. Tani po përballet me një gjobë të madhe.

Llamba, e cila duket se i përkiste një stilisti të njohur, u thye në qindra pjesë kur vajza tundi kokën prapa me një lëvizje të papritur.

Klipi prej pesë sekondash është parë më shumë se dy milionë herë dhe ka mbledhur më shumë se 33,000 pëlqime në Twitter.

Llamba besohet se i përkiste markës luksoze Tom Dixon dhe kushtonte gati 800 euro. Megjithatë vajza me siguri do të duhet të paguajë për ato që ka thyer si ndëshkim.

https://twitter.com/i/status/1451998482500362243



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Aparatet për votim biometrik dërgohen në vendvotime15 October 2021
Kompania “T&S Macedonia” dhuron uniforma për mjekët e repartit infektiv në Spitalin “Ferid Murad” në Gostivar 20 September 2021
Partitë politike në Maqedoni nuk i respektojnë masat anti-covid, nuk kërkojnë certifikatë vaksinimi nëpër tubime29 September 2021