Nga Vendi
31 October 2021
Teuta Arifi e pranon humbjen në Tetovë: Uroj sukses për udhëheqësinë e re të komunës

Kryetarja e deritanishme Teuta Arifi, në konferencë për shtyp e ka pranuar humbjen në zgjedhjet lokale.

Ajo ia uroi fitoren kundërkandidatit të saj, duke i uruar sukses në drejtimin e komunës.

“Dëshiroj të gjithë të falënderoj të gjithë votuesit. Ajo që kemi si rezultat sa i përket Tetovës, është se ne si BDI nuk kemi arritur të fitojmë. Ishte fushatë intensive, mirëpo si gjithmonë që kemi thënë, të fundit vendosin qytetarët. Ata kanë vendosur të kenë udhëheqje tjetër komunale. Ju dëshiroj sukses në drejtimin e qytetit të Tetovës”, tha mes tjerash Teuta Arifi.

Ndryshe, sipas të dhënave të para, fitorja e Bilall Kasamit në Tetovë ka qenë me rreth 5.500 vota dallim.



Të ndryshme
Më shumë
Andrea Pirlo, zgjedhja e re për pankinën e Italisë pas refuzimit të Guardiolës24 July 2026
Dolce “godet” rrjetin me një mesazh të fortë13 September 2026
Mjekja qëllohet për vdekje nga i fejuari disa javë pas një propozimi romantik15 September 2021