ShowBiz
2 September 2021
Ditë e veçantë për Ronela Hajatin, këngëtarja feston ditëlindjen...

Është një prej artisteve më të dashura dhe më të suksesshme shqiptare, ndërsa mbetet aktive me projekte të shumta muzikore.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ronela Hajati sot (e enjte) ka një ditë speciale, kjo sepse po feston ditëlindjen e 32-të.

Këngëtarja e njohur në këtë ditë të veçantë ka pranuar urime të shumta nga adhuruese e miq të saj, disa nga të cilat i ka publikuar edhe në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Ndërsa, kujtojmë që kënga e fundit e këngëtares është bashkëpunimi me reperin nga Kosova, Vig Poppa “Alo”.

Ndryshe, kohë më parë Ronela i dha fund lidhjes me këngëtarin Young Zerka me të cilin prej kohësh jetuan një histori dashurie.



Të ndryshme
Më shumë
Regjisori shqiptar takon Adelina Ismailin: Ti ke qenë frymëzimimi im, të jam falenderues... 25 August 2021
Belinda Balluku paraqitet në SPAK, i komunikohet akuza për shkelje të barazisë në tendera31 July 2026
Bilall Kasami takohet me Shoqatën e Pensionistëve të Tetovës 5 October 2025