Nga Vendi
1 November 2021
Shkupi dhe 43 komuna të tjera zgjodhën kryetarët e ri

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) mbrëmë vonë ka shpallur rezultatet e para jozyrtare nga raundi i dytë zgjedhor, sipas të cilave në Shkup dhe në 43 komuna të tjera u zgjodhën kryetarët e Komunave. Ndërkohë rezultatet zyrtare siç paralajmëroi kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, do ti publikoj gjatë ditës së sotme.

Sipas rezultateve të publikuara VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale kanë fituar në 20 komuna dhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçanë, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçanë, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Selo, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.

Koalicioni “Më e mira për komunën time” udhëhequr nga LSDM-ja ka fituar në 7 komuna, dhe atë: Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Staro Nagoriçane, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë komuna i ka fituar dhe BDI-ja dhe atë Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë fituar në Gostivar dhe Vrapçishtë, ndërsa BESA në Tetovë dhe Zhelinë. GROM ka fituar në Karposh, PDSH-ja në Studeniçan ndërsa koalicioni i PLD-së dhe DOM kanë fituar ë Shuto Orizarë. Gjatë këtyre zgjedhjeve kanë fituar edhe 3 kandidatë të pavarur dhe atë në Debërcë, Kumanovë dhe Qytetin e Shkupit.



Të ndryshme
Më shumë
Dy të hospitalizuar në Tetovë me dozën e dytë, 23 të hospitalizuar nga Covid-19!24 September 2021
Qëllohet 5 herë reporteri holandez i krimeve, po lufton për jetën 7 July 2021
Nuredini: Parku Kombëtar i Malit Sharr do të lidhet me parqet tjera me të cilat kufizohet 7 July 2021