Nga Vendi
23 November 2021
Aksidenti në Bullgari, Lulzimi ndihmoi tjerët edhe pse ishte i lënduar

Ambasadori i Serbisë në Bullgari, Zheljko Joviq ka vizituar preshevarin Lulzin Sulejmanin i cili mbeti i lënduar në aksidentin tragjik që ndodhi në Bullgari.

“Edhe pse i lënduar, ai ndihmoi në evakuimin e udhëtarëve. Ai ndjehet mirë dhe rregullisht e vizitojmë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës serbe në Sofje.

Ndryshe, në aksidentin tragjik në Bullgari humbën jetën 45 persona dhe 7 të tjerë mbetën të lënduar duke përfshirë edhe preshevarin Lulzim Sulejmani.

Ndërkaq, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shpalli tre ditë zie, kurse Bullgaria shpalli vetëm një ditë zie për aksidentin e ndodhur.

 

 



Të ndryshme
Më shumë
Aktorja e “O sa mirë” pjesë e Big Brother VIP22 September 2021
Spitali “Nënë Tereza” në Çair dhe Parqet e Shkupit drejt gjelbërimit dhe përmirësimit të hapësirave përreth 2 March 2026
VLEN, BDI-së: Po e ç’rrënjosim të keqen që e mbollët me kazinotë15 July 2025