Nga Vendi
13 July 2020
Shërohen 31 pacientë nga COVID-19 në Tetovë, mbeten edhe 292 raste aktive

Ditëve të fundit në Maqedoninë e Veriut, numri i personave të shëruar nga coronavirusi ka shënuar rritje.

Sipas statistikave të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë shëruar gjithsej 123 pacientë, prej të cilëve 31 janë nga Tetova.

Që nga fillimi i pandemisë në qytetin e Tetovës janë regjistruar 871 raste me COVID-19, ndërsa për momentin raste aktive ka 292 raste.

Megjithatë, Tetova vazhdon të mbetet komuna e dytë me më shumë raste aktive me coronavirus pas Shkupit (1788), ndërsa më pas është Kumanova me 194 raste aktive.

Ndryshe, në Maqedoni gjithsej janë infektuar 8197 persona, prej të cilëve 4326 janë shëruar, ndërsa 385 kanë ndërruar jetë./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Ambasada amerikane mbështet Kosovën para ndeshjes vendimtare me Turqinë31 March 2026
Valdete Daka përcillet me lule nga KQZ-ja15 June 2021
Gjykimi për tragjedinë në diskotekën “Puls” të Koçanit do të fillojë më 19 nëntor16 October 2025