Nga Bota
22 June 2020
Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme, të mërkurën nis fushata zgjedhore

Sot mbaron gjendja e jashtëzakonshme tetë ditëshe e shpallur nga presidenti Stevo Pendarovski.

Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë ishte shpallur me 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë.

Fushata zgjedhore nis të mërkurën, me 24 qershor, ndërsa mbaron me 12 korrik. Partitë gjatë fushatës do të duhen të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

Votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00.

Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim.

Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbahen me 12 prill, por për shkak të krizës me koronavirusin e ri (Covid-19) si dhe për shkak të shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme në muajin mars, qeveria përmes urdhëresës me fuqi lidhore ndërpreu të gjitha veprimet zgjedhore.



Të ndryshme
Më shumë
Stolisja e Shkupit për festat e fundvitit do të kushtojë 53 mijë euro 9 December 2025
Falsifikimi i testeve për COVID-19 edhe në Kosovë, mediumi zviceran thotë se “çmimi për një test të tillë ka shkuar deri në 800 franga” 6 September 2021
‘Torta e Paqes’, pastiçierja zvicerane gatuan për takimin Biden-Putin17 June 2021