Nga Vendi
26 January 2024
Jovan Mitreski zgjidhet kryetar i ri i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut

Deputetët në Maqedoninë e Veriut sot me 64 vota “për” dhe 40 “kundër” zgjodhën Jovan Mitreskin për kryetar të Kuvendit.

Mitreski, i cili deri më tani ishte koordinator i grupit parlamentar të LSDM-së, do të jetë kryetar i Kuvendit deri në zgjedhjen e përbërjes së re të, pas zgjedhjeve të 8 majit.

Në seancë folën deputeti i LSDM-së Martin Kostoski, i cili i dha përkrahje të plotë Mitreskit, Nikolla Miceski, koordinatori i OBRM-PDUKM-së, i cili tha se nuk do ta mbështesin Mitreskin.

Kryeparlamentari i ri dha betim solemn, pas së cilës, siç ishte paralajmëruar, do të ketë pranim-dorëzim të funksionit dhe deklarata të shkurtra nga Xhaferi dhe Mitreski.

Mitreski shkurtimisht falënderoi për mbështetjen, si dhe Xhaferin për menaxhimin e suksesshëm të Kuvendit së bashku me sekretaren e përgjithshme Cvetanka Ivanova.

Theksojmë që dje kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhanë dorëheqje në pajtim me ligjin që parasheh formim të Qeverisë teknike, 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kuvendare.

Këtë fundjavë pritet që të votohet edhe Qeveria teknike, mandatar i së cilës do të jetë Talat Xhaferi./Telegrafi/



Të ndryshme
Më shumë
Arrestimi i Gani Gecit nën dyshimin për kanosje ndaj gazetarit, prokuroria jep detaje13 October 2026
Lirohet ish luftëtari i UÇK/ Kosova kërkon të rishikohen listat e Interpol nga Serbia 2 August 2020
Ballistët: Homazhi anulohet për të shtunën sepse sot bëhet varrimi i viktimave10 September 2021