Nga Vendi
3 May 2025
Vrau gruan dhe tentoi të arratisej – Arrestohet 38 vjeçari nga policia në “Tabanoc”

Sot (03.05.2025) rreth orës 17:00 në pikën kufitare Tabanovcë, oficerët e QRPK Veri privuan nga liria N.A. (38) nga Shkupi, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “vrasje”.

Sot rreth orës 15:00, SPB Shkup ka marrë njoftim se në një shtëpi në Shkup, N.A. me një send të mprehtë i ka shkaktuar lëndime bashkëshortes së tij R.A., nga të cilat ajo ka ndërruar jetë, ndërsa vdekjen e saj e ka konfirmuar një mjek nga Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë.

N.A tentoi të arratisej, por menjëherë u ndërmorën masa dhe aktivitete për ta gjetur dhe rreth orës 17:00 ai u privua nga liria dhe në koordinim me prokurorin publik, kundër tij do të ngrihet kallëzim penal.



Të ndryshme
Më shumë
SKANDAL: Saranda Imeri ofendon votuesit shqiptarë i quan “KAKI”20 July 2025
Humbi djalin në aksident, nëna e 6-vjeçarit: O shpirt, a po të mungon mami! Zot më merr dhe mua! Pse s’vdiqëm dhe ne me ty19 August 2021
Pas dëshmisë së Eli Farës, vajza e saj reagon me një mesazh fetar 2 October 2026