Nga Vendi
15 May 2025
Mexhiti: Unë dhe Fetai kemi mbrojtur çështjet etnike në qeveri, Taravari nuk ka kundërshtuar

Zëvendëskryeministri i parë, Izet Mexhiti, ka deklaruar sot se ai dhe ministri Arben Fetai kanë qenë mbrojtësit kryesorë të çështjeve etnike shqiptare brenda qeverisë. Sipas tij, puna për avancimin e të drejtave të shqiptarëve është bërë në mënyrë të përbashkët dhe me përkushtim, ndërsa ka theksuar se Arben Taravari nuk ka paraqitur kurrë ankesa për këtë çështje gjatë kohës sa ishte pjesë e ekzekutivit.

“Çështjeve etnike ju kam dalë zot unë në qeveri si zëvendëskryeministër i parë, por edhe Arben Fetai si zëvendëskryeministër i dytë. Bashkarisht kemi punuar në ligjin për përfaqësim adekuat, në ligjin për gjuhët dhe në tema të tjera etnike”, deklaroi Mexhiti gjatë një deklarate për media.

Ai shtoi se kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, nuk është ankuar për mosrealizimin e çështjeve etnike gjatë pjesëmarrjes së tij në qeveri.

“Jo, nuk është ankuar. Ka stenograme në qeveri dhe do të shihen”, tha Mexhiti, duke iu referuar mundësisë që debatet dhe diskutimet zyrtare të dalin në pah për të dëshmuar këtë.

Kujtojmë se Arben Taravari është distancuar kohët e fundit nga koalicioni VLEN dhe është larguar nga qeveria, duke arsyetuar se puna e koalicionit nuk ka përmbushur pritshmëritë e qytetarëve shqiptarë. Sipas tij, sondazhet tregojnë një pakënaqësi të theksuar të shqiptarëve me performancën e partive shqiptare në pushtet./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
ASH-AAA mbështesin Daniella Arsovskën për qytetin e Shkupit30 August 2021
Një çift shqiptar u gjet në valixhe, tronditin italianët: Nusja i vrau se ishte shtatzënë me një tjetër 1 September 2021
Qëlloi me armë zjarri, arrestohet babai i kandidatit socalist për deputet10 May 2025