Nga Vendi
22 June 2020
AMM-ja reagoi ashpër ndaj operatorëve kablovik, në mënyrë joligjore ndërprenë programin

Asociacioni i Mediave të Maqedonisë (AMM) të cilin e përbëjnë 5 Televizione Kombëtare: Alfa, Alsat-M, Kanal 5, Sitel dhe Telma janë të habitur me veprimin e djeshëm të operatorëve kablovik, të cilët në vend të re-emetimit, vendosën të ndërpresin programin pa asnjë njoftim nga ana e tyre.

“Veprimet e këtilla të operatorëve kablovik dhe kësaj vepre të rëndë penale nuk i kemi të njohura”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga ana e AMM-së.

Ndryshe 5 televizionet nacionale kanë marrëveshje valide me operatorët, në të cilat marrëveshje në mënyrë precize thuhet se operatorët kablovik nuk kanë kurrfarë të drejtë për ndryshim të programit.

“Dëshirojmë t’i njoftojmë shikuesit se 5 Televizionet tona (Alsat, Telma, Kanal 5, Sitel, Alfa) plotësisht i kanë të rregulluara të drejtat autoriale për të gjithë përmbajtjen programore që emetojnë”, thuhet në reagimin e AMM-së.

Nga Asociacioni i Mediave të Maqedonisë shpresojnë se institucionet dhe Prokuroria do të veprojnë dhe reagojnë që shkeljet e këtilla të mos përsëriten.

Veprimi i sotëm i operatorëve kabllovik ka shkaktuar edhe reagimin e Lidhjes së Odave Ekonomike, nga ku theksojnë se sjellja e sotme e operatorëve kabllovik ka dëmtuar shfrytëzuesit të cilët posedojnë marrëveshje me operatorët për emetim të programit.

“Një vendim i këtillë skandaloz nuk është vërejtur askund, të ndërpritet programi për të cilin ekzistojnë marrëveshje valide në bazë të të cilave jeni të obliguar që të kryeni shërbim ndaj qytetarëve dhe kompanive. Kërkojmë sqarim në bazë të cilit nen nga marrëveshja, pa asnjë pyetje dhe pa kurrfarë sqarimi ndërmorët një veprim të këtillë”, thuhet në reagimin e Lidhjes së Odave Ekonomike.



Të ndryshme
Më shumë
Kurti: Me arsim dhe aftësim profesional ulet varfëria dhe zbutet pabarazia29 June 2021
Nxënësit marrin fjalëkalimet për mësim online, por ju mungojnë pajisjet adekuate28 September 2020
BDI mori 105 mijë vota në zgjedhjet e së dielës18 October 2021