Nga Vendi
15 July 2020
Rritet dalja e votuesve në Tetovë në krahasim me zgjedhjet e kaluara

Komisioni Komunal i Zgjedhjeve në Tetovë ka pjesëmarrje prej 4.78 përqind të votuesve, që është një rritje në krahasim me pjesëmarrjen në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar. Të gjitha vendvotimet janë të hapura në orën 7 të mëngjesit dhe votimi zhvillohet sipas të gjitha protokolleve shëndetësore pa ndonjë problem të raportuar.

Deri Tani ka një pjesëmarrje prej 4.7 përqind, e cila është e ndryshme nga zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, kur deri në orën 10 ishte 3.7 përqind, që do të thotë se për këtë periudhë kemi një përqindje të pjesëmarrjes më të madhe.

Vëmë re se ka një numër të madh të të moshuarve që ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në mëngjes para se të rritet temperatura dhe para turmave, tha Artan Ademi, kryetar i KKZ-së në Tetovë.

Në komunën e Bogovinës deri në orën 9 ka pjesëmarrje prej 2.5 përqind, në komunën e Tearcës 3.81 përqind, ndërsa në Jegunovce 4.17 përqind.



Të ndryshme
Më shumë
SPAK raporton rritje të ndjeshme të punës, 870 procedime penale në vitin 202527 April 2026
Vjosa Berisha ka një mesazh për gratë që po përballen me kancer: Unë po e vazhdoj jetën njëjtë, duhet ta gjeni forcën17 August 2021
Publikohen rezultatet e maturës shtetërore në Maqedoni, nota mesatare në nivel shtetëror është mbi 3 5 July 2021