Nga Vendi
26 May 2025
Ylli i Kombëtares, Nedim Bajrami, viziton Tetovën – Kasami: “Krenaria jonë, golashënuesi më i shpejtë i Evropianit”

Ylli i kombëtares shqiptare dhe një nga futbollistët më në formë të momentit, Nedim Bajrami, ka vizituar Tetovën, ku u prit nga kryetari i Komunës, Bilall Kasami. Vizita e futbollistit kuqezi vjen në prag të Kampionatit Evropian “Euro 2024”, ku Shqipëria pritet të përballet me sfida të mëdha.

Gjatë takimit, Kasami dhe Bajrami diskutuan mbi situatën aktuale të kombëtares shqiptare, përgatitjet për ndeshjet në Euro 2024, si dhe sfidat që i presin kuqezinjtë në arenën ndërkombëtare.

“Nedim Bajrami është futbollist punëtor, i përkushtuar, dhe falë këtij përkushtimi ka arritur të prek majat evropiane. Është një nder i madh për Tetovën dhe gjithë shqiptarët që kemi një yll si ai në përfaqësuese,” u shpreh Kasami.

Ai shtoi se Bajrami, i cili tashmë ka hyrë në histori si golashënuesi më i shpejtë në një Kampionat Evropian, është burim frymëzimi për të rinjtë dhe dëshmi e suksesit që vjen nga puna e palodhshme.

“Tetova dhe gjithë shqiptarët janë krenarë me Nedim Bajramin,” përfundoi Kasami./Almakpress



Të ndryshme
Më shumë
MSH: Qytetarët do të thirren për të marrë vaksinën nëpërmjet një faqe interneti e dedikuar për vaksinimin10 February 2021
Për herë të parë në Maqedoni konfirmohen dy raste të lisë së majmunëve23 May 2025
Selmani: Qytetarët më pozitiv në Maqedoni janë shqipëtarët24 September 2021