Nga Vendi
26 June 2025
Tetova do të jetë qendra e volejbollit të plazhit për 15 ekipe nga shtete të ndryshme të Ballkanit

Nga e mërkura deri në fundjavë, Tetova do të jetë nikoqire e organizimit të kampionatit Ballkanik të Volejbollit të plazhit, shkruan Alsat.

Organizimi kryesorë mbahet në Sheshin Iliria. Marrin pjesë 15 ekipe nga gjashtë shtete të Ballkanit.

“Është ndër sportet më atraktive që në Tetovë ka grumbulluar gjashtë shtete Ballkanike, apo 15 ekipe, tetë konkurrenca e djemve dhe shtatë ekipe vajzash. Për Tetovën është një event i veçantë dhe shpresojmë në këto tre ditë të garave Ballkanike për gjeneratat nën 22 vjeç do jenë netët e sportit, ku bashkë do kalojmë çaste të bukura”, tha Bilall Kasami, Kryetar i Komunës së Tetovës.

Eventi është përkrahur nga Ministria e Sportit e Maqedonisë, ndërsa është i pari i këtij lloji në vendin tonë, ka deklaruar Borko Ristovski, ministër për Sport.

“Më gëzon që Tetova është nikoqire e një ngjarjeje të këtillë, ngjarje që jep edhe porosinë e bashkimit për gjitha komunitetet që jetojnë këtu dhe më vjen mirë që tetovarët do jenë dëshmitarë të asaj që do ndodh ditëve në vijim”, u shpreh Borko Ristovski, Ministër i Sportit.

Gara në volejboll në plazh mbrëmë filloi me një ekip nga Rumania dhe një ekip nga Shqipëria në kategorinë e djemve, ndërsa sot vazhdojnë garën edhe kategoria e vajzave.

Pavarësisht temperaturave të larta, eventi ka shtuar interesimin e qytetarëve për të parë nga afër ekipet Ballkanike të volejbollit. / Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Çitaku i kërkon Lajçakut ta kryejë punën e tij, ia kujton kohën kur votonte kundër Kosovës në UNESCO 1 September 2021
“Pusho i qetë baba Haxhi” – djali i Veselit me fjalë prekëse për gjyshin e ndjerë 7 July 2021
Carovska: Presim vlerësimin e KSI-së për mësimin online në Tetovë27 August 2021