Nga Vendi
15 June 2026
Digjen automjete pranë Ambasadës Bullgare në Shkup, publikohet video e incidentit

Portali bullgar “BGNES” ka publikuar një video që tregon momentet e djegies së automjeteve të parkuara pranë Ambasadës Bullgare në Shkup, ngjarje e ndodhur pasditen e sotme.

Sipas pamjeve, një burrë afrohet me një qese plastike, nxjerr një shishe, derdh lëng mbi automjetet e parkuara dhe pak çaste më vonë shpërthejnë flakët. Videoja ndërpritet disa herë pikërisht në momentin kur, sipas portalit, autori i dyshuar i vë zjarrin lëngut, duke mos e regjistruar të gjithë veprimin.

“BGNES” pretendon se efektivët e policisë që ishin në detyrë pranë Ambasadës nuk kanë reaguar gjatë incidentit. Portali thekson gjithashtu se përballë Ambasadës ndodhet një njësi rajonale e zjarrfikësve, por, sipas tij, ndërhyrja ka ardhur me vonesë.

“Një ekip zjarrfikësish mbërriti në vendngjarje vetëm pasi diplomatët tanë shuan personalisht flakët e makinave të djegura”, shkruan “BGNES”.



Të ndryshme
Më shumë
Maqedoni: Janë administruar mbi 1.554.372 milionë vaksina, 45 për qind e popullatës së rritur janë rivaksinuar14 October 2021
Arrihet kompromisi me Bullgarinë? Ambasadorët e BE pritet të miratojnë sot konkluzat për zgjerim17 December 2020
Kjo është motra bukuroshe e presidentes së Kosovës Vjosa Osmani 23 June 2021