Sport
30 June 2025
Ndeshja Inter-Fluminense mund të pezullohet

Interi do të luajë sonte ndaj Fluminense në raundin e 16-të të Kupës së Botës për Klube në Charlotte, por trajneri Cristian Chivu është i shqetësuar për kushtet atmosferike që mund të çojnë në pezullimin e ndeshjes, siç ndodhi më parë me përballjen Chelsea–Benfica. Ai shpreson që një vendim përfundimtar të merret para ndeshjes për të shmangur probleme logjistike e fizike për skuadrat.

“Shpresoj të ketë një ndjenjë përgjegjësie dhe një vendim të merret deri në orën 12”, tha Chivu, i cili theksoi rëndësinë e përgatitjes fizike dhe mendore në këtë fazë të turneut.

Interi është kualifikuar si fitues i grupit pas një barazimi me Monterrey dhe fitoreve ndaj Uraëa Reds dhe River Plate. Lojtarë si Frattesi, Calhanoglu, Pavard dhe Zielinski janë kthyer në Evropë për shkak të lëndimeve, ndërsa Marcus Thuram është rikuperuar dhe pritet të jetë i gatshëm për këtë përballje”.

Chivu gjithashtu vlerësoi kapitenin e Fluminense, Thiago Silva, dhe pranoi se skuadra braziliane është e fortë fizikisht dhe me mentalitet të lartë konkurrues.

Fituesi i ndeshjes do të përballet me Manchester Cityn ose Al-Hilalin në çerekfinale.



Të ndryshme
Më shumë
Kasami: Vëmendje të veçantë bujqive, produktet e tyre të shiten edhe në Evropë (Foto)30 June 2020
Moti me diell dhe i ngrohtë, temperatura deri në 36 gradë 6 July 2021
Nga 1 korriku ndalohet lëvizja në pyje pa leje, Angelov: Resurset mund të mos mjaftojnë në rast të zjarreve të mëdha21 June 2026