Nga Vendi
23 September 2025
VLEN: Pyetjet publike për Ali Ahmetin ende pa përgjigje!

Koalicioni VLEN përmes një komunikate kujto opinionin se pyetjet publike ndaj kreut të integristëve Ali Ahmeti, akoma kanë ngelur pa përgjigje. Sipas VLEN-it Ahmeti dhe partnerët e tij të koalicionit kanë hyrë në Pazar me “Levicën”.

“Koalicioni me shirit ngjitës Taravari–Sela–Ahmeti, i zënë ngushtë nga disfata që i pret më 19 tetor, tashmë ka hyrë në pazar me partinë anti-BE dhe anti-NATO të Apasievit. Ky është demaskimi më i madh pas 20 vitesh premtime për integrim, sot bëhen ortakë me Levicën vetëm për një copë pushtet. Ali Ahmeti i ka ende borxh opinionit përgjigjet për pyetjet publike: Pse e keni toleruar kryetarin e Likovës të vjedhë dhe të helmojë banorët me arsen? Pse vazhdoni t’i mbroni njerëzit e shpallur “non grata” nga SHBA për korrupsion? Kur ka qenë takimi juaj i fundit me ndonjë faktor relevant ndërkombëtar? Bota tashmë e di kush është BDI. Vetëm këta, me metodat e atij që iku nga drejtësia për korrupsion, mendojnë se ende mund t’i mashtrojnë shqiptarët. Por më 19 tetor, përgjigjja do të jetë e qartë dhe e merituar”, thuhet në njoftimin e VLEN-it.



Të ndryshme
Më shumë
‘Shkonte te lokali i shoqes time’! Moderatorja shqiptare tregon si e zbuloi tradhëtinë e burrit27 September 2021
Tayna thot se Kim ia ka ‘vjedhur’ iden e veshjes17 September 2021
Hoxha: Qoftë kjo korrje me bereqet në të gjitha fushat me drithë tek ne dhe në gjithë botën! 7 July 2021