Nga Vendi
9 October 2025
Bujar Osmani: Zgjedhjet e parakohshme do të mbahen në mars ose prill

Kandidati për kryetar të Komunës së Çairit, Bujar Osmani, e komentoi deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski se pas zgjedhjeve lokale është e mundur të mbahen zgjedhje të parakohshme parlamentare. Osmani tha se sipas njohurive dhe vlerësimeve të tij, këto zgjedhje do të mbahen në mars ose prill të vitit të ardhshëm.

“Ky është, në fakt, qëndrimi që e kemi thënë unë dhe ne që nga fillimi, po, do të ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare diku në mars ose prill. Dhe këtë e them në mënyrën më të argumentuar, bazuar në të gjitha bisedimet dhe marrëveshjet që ekzistojnë në skenën politike", deklaroi Osmani.

Ai shtoi se deklarata e kryeministrit vetëm e konfirmon atë për të cilën BDI dhe forcat e tjera opozitare kanë paralajmëruar prej muajsh, se qeveria aktuale është e paqëndrueshme dhe e pamundur të mbahet.

“Sigurisht që kryeministrit, ndoshta, i duheshin argumente shtesë, të cilat tani po i sheh në terren, në raportin e forcave dhe në zhvillimet që po ndodhin. Situata është e paqëndrueshme dhe për këtë arsye ai tashmë ka filluar ta përgatisë terrenin", tha Osmani.
Ai theksoi se zgjedhjet e paralajmëruara do të jenë një mundësi për të zgjedhur një qeveri të re me fokus të qartë evropian dhe ekonomik.

“Ju siguroj se zgjedhje të parakohshme parlamentare do të ketë në mars–prill dhe do të ketë një qeveri të re që do ta çlirojë procesin evropian, do ta rikthejë bashkëjetesën dhe do ta ringjallë përparimin ekonomik të vendit", theksoi Osmani.



Të ndryshme
Më shumë
Me moton se trupat ‘e papërsosur’ nuk janë asgjë për t’u turpëruar, gratë tregojnë trupin13 August 2021
Fjolla Morina me pozat provokuese/‘Oj gra mbyllni burrat’/11 April 2022
Për zgjedhjet lokale janë akredituar 1.451 vëzhgues18 October 2025