Nga Vendi
24 October 2025
Një person nga Tetova thotë se u mashtrua nga një shtetas turk, iu morën 18 mijë euro

Një person nga Tetova thotë se u mashtrua prej një person nga Turqia, iu morën 18 mijë euro

57-vjaçari nga Tetova denoncoi rastin në polici, që siç thotë, është mashtruar nga një person nga Turqia ku iu morën 18 mijë euro.
Ai thotë se kishin rënë dakord që të importonin pelet për ngrohje nga Turqia, por më pas kuptoi që është mashtruar. Policia po merret me zbardhjen e rastit.

“Më datë 23.10.2025 në ora 19:50 në SPB Tetovë, një mashkull 57-vjeçar nga një fshat i Tetovës ka denoncuar se është mashtruar nga Xh.D. nga Turqia për shumën prej 18.000 euro. Sipas denoncimit, Xh.D. është pronar i një firme për montimin e ashensorëve në objekte banimi, ka qëndrim të regjistruar në adresën e tij dhe në shtator të vitit 2025 janë marrë vesh që të punojnë së bashku, gjegjësisht të importojnë pelet për ngrohje nga Turqia. 

Siç është denoncuar, ai e ka keqpërdorur dhe ia ka marrë paratë në tri raste me pretekstin e një porosisë, pormë pas ka zbuluar se i njëjti e ka shitur menjëherë në një vend tjetër dhe nuk ka mundur ta kontaktojë në telefonat e tij celularë. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e policisë.

 



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski: 6045 aplikime të dorëzuara, interesi më i madh për shfrytëzimin e masës për vetëpunësim25 November 2025
Gostivar, 6.800 qytetarë kanë mbetur pa punë gjatë periudhës së pandemisë28 June 2021
Komuna e Tetovës shpall 1 Dhjetorin ditë zie për Shpat Kasapin30 November 2025