Nga Vendi
28 October 2025
Zgjedhjet lokale në Strugë, Dalipi zyrtarizoi bashkëpunimin me Asanin

Kandidati i AKI-së për kryetar të Strugës, Arsim Dalipi, zyrtarizoi bashkëpunimin me kandidatin e pavarur Besnik Asanin, i cili në rrethin e parë arriti të marrë 783 vota.

Bashkërisht nënshkruan deklaratë për bashkëpunim dhe menaxhim të përbashkët të komunës së Strugës pas zgjedhjeve lokale. Ky bashkim është moral, qytetar dhe njerëzor për t’i dhënë fund padrejtësisë tha Dalipi. Programi i tyre do të bazohet në katër shtylla.
“Strugë e pastër dhe ekologjike. Luftë e hapur kundër ndotjes dhe deponive ilegale. Do ta pastrojmë Strugën rrënjësisht dhe do ta kthejmë jetën pranë Drinit dhe liqenit. Administratë funksionale dhe transparente. Mjaft më punësime partiake, do të punojnë njerëz profesionist me meritë dhe jo me lidhje politike.

Digjitalizimi i plotë i komunës, çdo shërbim komunal do të jetë online, i shpejtë dhe i hapur për çdo qytetar. Luftë e pa mëshirshme kundër korrupsionit dhe krimit.
Do të bëhet auditim i plotë i komunës dhe kush ka vjedhur pasurinë publike do të përballet me drejtësinë”, deklaroi Arsim Dalipi, kandidat i AKI-së për kryetar të Strugës.



Të ndryshme
Më shumë
Një multimilioner 70-vjeçar zbulon se e ka fituar zemrën e të fejuarës së tij 26-vjeçare me buzëqeshjen e tij magjepsëse 5 March 2026
Imamit kosovar i pengojnë fotot e Rugovës e Skënderbeut, i largon derisa po mbahej një e pame10 August 2021
KQZ certifikon rezultatet e zgjedhjeve pas rinumërimit dhe hetimeve për manipulim votash 9 February 2026