Nga Vendi
30 October 2025
Maqedonia e Veriut, SHBA dhe pesë vende të tjera votuan në OKB për të vazhduar sanksionet kundër Kubës

Mbrëmë në Kombet e Bashkuara, Maqedonia e Veriut votoi kundër rezolutës që kërkonte ndërprerjen e sanksioneve të SHBA-së kundër Kubës, të cilat kanë qenë në fuqi prej 63 vitesh, përcjell Telegrafi Maqedoni.
 

Rezoluta u miratua me shumicë dërrmuese: 165 vota “pro”, 12 abstenime dhe shtatë vota kundër – Shtetet e Bashkuara, Maqedonia, Izraeli, Ukraina, Hungaria, Paraguai dhe Argjentina.

Gjatë dy ditëve të fundit, rreth 50 folës në Asamblenë e Përgjithshme kanë argumentuar për nevojën e heqjes së sanksioneve më jetëgjata të SHBA-së ndaj çdo vendi, të vendosura në vitin 1962 në përgjigje të “Krizës së Raketave Kubane”.

Një rezolutë e ngjashme propozohet në OKB çdo vit, por autoritetet amerikane, pavarësisht se kush është president, i përmbahen me vendosmëri sanksioneve kundër Kubës, të cilat kanë dënuar breza të tërë kubanezësh në varfëri dhe kanë izoluar pothuajse plotësisht vendin ishullor të Karaibeve nga çështjet botërore.

Në vitet e fundit, ka pasur votime në të cilat vetëm SHBA-të dhe Izraeli kanë kundërshtuar heqjen e sanksioneve.

 



Të ndryshme
Më shumë
Fotoja që ka marrë vëmendje nga Samiti në Slloveni: Kurti i “rrethuar”, Rama qëndron vet 3 September 2021
Ja cilat janë 12 premtimet me të cilat Vullnet Murseli synon ti fitoj zgjedhjet në Tetovë29 September 2021
Protestuesit përleshen me policinë në Tiranë, hidhet gaz lotsjellës dhe ujë11 December 2020