Nga Vendi
4 November 2025
Prokuroria kërkon paraburgim për një person, dyshohet për vrasje të shokut

Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë kërkon paraburgim për një person, i cili dyshohet se ka kryer vrasje. 
Sipas njoftimit të Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur paditen e 1 nëntorit.

“I dyshuari, më 1 nëntor pasdite, afër një lokali në fshatin Sretenovë, Komuna e Dojranit, qëllimisht i ka marrë jetën një personi.

"Viktima, Nikolla Timev, më parë ishte mik i tij, me të cilin kishin pirë së bashku ulur në shkallët e lokalit. Në një moment, mes tyre shpërtheu një debat verbal, i cili u shndërrua në konflikt fizik. Sipas hetimeve, i dyshuari e goditi viktimën fillimisht me duar dhe këmbë, dhe më pas me një shufër metalike, duke i shkaktuar mbi dhjetë fraktura në duar, këmbë dhe kafkë".
"Goditjet zgjatën rreth gjysmë ore, gjatë së cilës viktima nuk mundi të mbrohej dhe pësoi plagë të rënda dhe gjakderdhje të madhe. I dyshuari e la viktimën në shkallë dhe u largua. Viktimën e vunë re kalimtarë të rastit, të cilët thirrën ndihmën e shpejtë, dhe ai u transportua në Qendrën Mjekësore të Gevgelisë, por vdiq si pasojë e plagëve të marra”, thonë nga Prokuroria.



Të ndryshme
Më shumë
Kjo është gjendja e Shefqet Krasniqit pas infektimit me COVID-1917 June 2021
Albin Kurti: Le ta zgjedhim sonte presidentin, zotohem se Ligji për Specialen kalon të enjten paradite 6 October 2026
MPB njofton se ka ndodhur një aksident tragjik në trafik në magjistralen Kërçovë-Ohër ku ka humbur jetën një person 6 October 2025