Nga Vendi
17 July 2020
Në KSHZ janë dorëzuar 82 ankesa, afati skadon në ora 21:00

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) këtë pasdite, përveç pesë ankesave tashmë të paraqitur, ka pranuar edhe 77 ankesa të tjera në lidhje me zgjedhjet.

Prej tyre, siç raportohet nga KSHZ-ja, 74 janë nga Aleanca për Shqiptarët, një është nga Zëri për Maqedoninë, dy nga VMRO-DPMNE-ja.

Nga KSHZ nuk shpjegojnë se për çka saktësisht janë ankesat nga Aleanca për Shqiptarët, por tregojnë se ankesat e VMRO-DPMNE-së kanë të bëjnë me rezultatet përmbledhëse.

Ankesat për procedurën e votimit mund të paraqiten deri sot në mbrëmje në orën 21:00, ndërsa për përmbledhjen dhe përcaktimin e rezultateve deri afatet vijojnë deri nesër në orën 190:30.

Afatet filluan të vijojnë mbrëmë, pas shpalljes së rezultateve përfundimtare jozyrtare.



Të ndryshme
Më shumë
ZPS kërkoi dënim me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin, reagon avokati Misetiq10 September 2026
Ali Ahmeti: Me 16 korrik kush dëshiron të bisedoj ‘bujrum’ ne jemi këtu29 June 2020
Hapet fabrika e parë e mishit artificial28 June 2021