Nga Vendi
13 November 2025
“Rikonstruimi” i Qeverisë, nuk ka pozitë shtesë për Alternativën

Nuk ka pozitë shtesë për Alternativën. Nga takimi i mbrëmshëm në Qeveri, pavarësisht kortezisë së fitores paszgjedhore mes partnerëve të koalicionit, mësohet se për rehabilitimin e zv/kryeministrit Bekim Sali, partnerët duhet të bëjnë kombinime mes tyre, dhe pozita të reja nuk ka. Nuk jepen zyrtarisht detaje nga takimi i mbrëmshëm, por ai ishte i pari kokë më kokë që nga koha e fushatës. I pyetur nga mediat, kryeministri nuk deshi të zbardhte informacione rreth takimit i cili tha se takimi ishte në vazhdën e takimeve të rregullta mes partnerëve.

“Të jemi të durueshëm, shumë shpejt do të dihen. Mirë, po cilat ishin kërkesat nga partneri i koalicionit? Çfarë propozime pati? Shihni, po të kisha diçka më shumë për të ndarë, që në pyetjen e parë do të jepja përgjigje”, deklaroi Hristijan Mickoski – Kryeministër.

Lidhur me emrat që përfliteshin në portale të caktuara ditëve të fundit, edhe përfaqësuesi i VLEN, ministri Besar Durmishi mohoi kategorikisht lëvizjet e mundshme në të ardhmen.

“Nuk kam informacione për iniciativa të tilla për ndryshimin e resorëve, për shkarkim apo emërim. Nuk e di arsyen pse publikohen spekulime në opinion por ja që jetojmë në shtet demokratik”, tha Besar Durmishi – Ministër i Ekonomisë.

Qëndrimi i deritanishëm i qartë nga kryeministri lidhur me lëvizjet e brenshme në ekzekutiv ka qenë se së pari do të ketë plotësim të vendeve vakante, dhe në një periudhë të mëvonshme, pas kongresit të VMRO-së dhe festave të janarit, mund të vijë koha e rekonstruimit të mundshëm të qeverisë. Kongresi i VMRO-së pritet të mbahet më gjashtë dhjetor. /Alsat.mk



Të ndryshme
Më shumë
Grenell në Tiranë, takon Ramën 2 August 2021
“Duket si një film horror, por është realiteti”, përshkrimi nga një grua për zjarret në Greqi10 August 2021
Dje janë vaksinuar gjithsej 5.611 qytetarë në Maqedoni, 452.093 qytetarë janë paraqitur për vaksinim16 June 2021