Nga Vendi
14 November 2025
Memishi: Si pasojë e keqmenaxhimit komunën e Tearcës e kemi gjetur me rreth 1 milionë euro borxh

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës ë Tearcës Daut Memishi, thotë se komunën e ka gjetur me borxh prej mbi një milion euro. Deri te këto të dhëna, sipas tij u arrit pas skanimit i gjendjes financiare. 

Memishi thotë se borxhi është krijuar si pasojë e keqmenaxhimit të parave nga përbërja e kaluar.

“Afërsisht me sa kemi arritur deri më tani tek informata pra është afër një milion euro. Do e kisha arsyetuar nëse do ishte bë shumë punë, por vetëm projektet që ka pasur Qeveria, pra komuna nuk ka realizuar ndonjë projekt madhor ndërsa fatkeqësisht borxhi është shumë i madh dhe kjo nuk arsyetohet”, deklaroi Daut Memishi.
 

Memishi për "Alsat" thotë se ky borxh do ta pengojë komunën në funksion në të ardhmen.

“Për borxhin e krijuar në katër vitet e fundit, do mundohemi në maksimum të reduktojmë fillimisht numrin e atyre që i kemi me kontrata në vepër, ndërsa ata që do jenë funksional do vazhdojnë të punojnë. Për hir të korrektësisë ndaj qytetarëve, pra ka pasur diku të angazhuar rreth 30 persona me kontratë në vepër. Pra në fund të muajit do detyrohem që ti largoj ata që nuk kanë ardhur në punën dhe nga ata që nuk janë në sistemin e komunës për punën e tyre”, shtoi Memishi



Të ndryshme
Më shumë
582 vjet nga Kuvendi i Lezhës, momenti i bashkimit të shqiptarëve nën udhëheqjen e Skënderbeut 2 March 2026
Kapen 25 emigrantë ilegal në autostradën Shtip-Shën Nikollë13 August 2020
Ambasada e Shqipërisë në Kanada shpërndan lule në Otava dhe Toronto në nder të 8 Marsit 9 March 2026