Nga Vendi
15 November 2025
OBRM-PDUKM shkarkoi dy funksionarë

Komiteti Qendror i OBRM-PDUKM-së dje mbajti mbledhje në të cilën ishin miratuar shumë vendime të rëndësishme në lidhje me përgatitjet për Kongresin e ardhshëm të rregullt të partisë, të caktuar për 6 dhjetor në Kavadar.

“U mor vendim për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë dhe do të vendosin në Kongres. Mbi 800 delegatë do të marrin pjesë në Kongres, ndërsa sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski u autorizua të përcaktojë listën përfundimtare të delegatëve në përputhje me statutin e OBRM-PDUKM-së. Gjithashtu u formua këshill organizativ për përgatitjen e Kongresit”, thuhet në kumtesën e partisë në pushtet. 

Në Komitetin Qendror ishte marrë vendim për shkarkimin e Ilia Stoilev nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së Shën Nikollë, pas rastit me keqpërdorimin e mjeteve në Agjencinë për Mbështetje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural.
 

Gjithashtu u mor vendim për shkarkimin e Goce Stoillovski nga vendi kryetar i Komitetit Komunal të OBRM-PDUKM-së Makedonska Kamenicë. 

Në Komitetin Qendror u fol edhe për rezultatet nga zgjedhjet e fundit lokale.



Të ndryshme
Më shumë
Zaev dhe Ahmeti do të takohen në ora 14:00 në Klubin e Deputetëve18 August 2020
Kallëzim penal ndaj ish ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski10 December 2025
Jeton Shaqiri: Vetëm 4 orë punë të premten për administratën publike është e pasqyruar edhe në BE11 October 2021