Nga Rajoni
17 November 2025
“21 janari”, Berisha paraqitet në SPAK

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka marrë edhe urdhër-thirrjen për t’u paraqitur në Prokurorinë e Posaçme lidhur me çështjen e “21 Janarit”. Berisha është njohur me këtë urdhër-thirrje, dhe ka nënshkruar, teksa u paraqit në SPAK, në zbatim të masës “detyrim paraqitje”. Gjatë fjalës së tij para gazetarëve, ish-kryeministri, Sali Berisha, nënkuptoi dijeninë e tij për një njoftim të tretë nga SPAK për të dhënë deklarime për 21 janarin. Ai shtoi gjithashtu se e ka konsideruar “21 Janarin” vrasje shtetërore para se këtë ta bënte Gjykata e Strasburgut.
“A mos e ka konsideruar edhe Sali Berisha vrasje shtetërore? Jo, jo, a mos e ka thënë Sali Berisha i pari para Strasburgut këtë? Për të qenë konsekuente me veten tënde, jam unë i pari që e kam quajtur pasi njëherë u tha se ishte nga afër, u bë ekspertiza, u tha nuk janë nga afër, se kishte një ekspertizë kirurgësh dhe kirurgu e ka mbrojtur edhe dy vite më parë atë ekspertizë. Por, ekspertiza tjetër tregoi se nuk ishin plagë nga afër dhe unë bazuar në atë e kam quajtur vrasje shtetërore”, deklaroi Sali Berisha.



Të ndryshme
Më shumë
Zyrtare: Real Madridi konfirmon shitjen e Achraf Hakimit te Interi 2 July 2020
Aksident masiv në Milot-Mamurras, dyshohet se njëra makinë shoqëronte Berishën26 November 2021
Trump ndez polemika me video të krijuar nga AI ndaj Obamëve, republikanët e dënojnë ashpër 6 February 2026