Nga Vendi
19 November 2025
Punimet në rrugën 102 në Tearcë pritet të nisin së shpejti

Sot u realizua një inspektim në terren në fshatin Tearcë, së bashku me përfaqësues të kompanisë që pritet të nisë shumë shpejt punimet në rrugën 102. Kjo rrugë nis nga udhëkryqi tek Komuna dhe shtrihet deri tek ura në “Lumbardh”, që lidh Tearcën me Përshefcën. Gjatësia e saj arrin në 946 metra, ndërsa gjerësia është 5 metra.

Projekti është i financuar nga Banka Botërore dhe menaxhohet nga Ministria e Transportit. Procedurat e nevojshme për fillimin e punimeve dhe për kompletimin e dokumentacionit pritet të finalizohen së shpejti, në mënyrë që të hapet rruga për nisjen e punës në terren.

Gjatë inspektimit u konstatua se në periudhat e mëparshme nuk janë realizuar daljet nga gypi kryesor i kanalizimit dhe ujësjellësit, elemente kyçe për kyçjen e amvisërive dhe bizneseve përgjatë trasesë së rrugës. Autoritetet përgjegjëse paralajmëruan se këto mangësi do të trajtohen para fillimit të punimeve infrastrukturore.



Të ndryshme
Më shumë
Nusja 21-vjeçare vdes një orë pas dasmës, pa hequr ende fustanin e nusërisë 5 August 2021
47 mijë euro shpenzime rrugore për një deputet, sa na kushtoi struktura e fundit parlamentare?26 July 2020
Talat Xhaferi sot zgjidhet kryetar i Kuvendit edhe për një mandat tjetër20 August 2020