Nga Vendi
4 December 2025
Mickoski: Platforma për monitorimin e projekteve të financuara nga Qeveria simbolizon integritet dhe mbikëqyrje publike

Qeveria promovoi platformën e re për ndjekje të projekteve për zhvillim lokal të financuara nga Qeveria. Përmes një sistemi të tillë, siç tha kryeministri Hristijan Mickoski, të gjithë qytetarët, gazetarët e përfaqësuesit e sektorit civil do të munden që në kohë reale dhe transparente t’i ndjekin zhvillimet e projekteve të financuara nga Qeveria. Do të mund të ndiqet çdo projekt për marrëveshjet, afatet dhe faza e realizimit. Kryeministri njoftoi se janë filluar 288 projekte ndërsa 193 prej tyre kanë përfunduar.

“Transparenca për ne nuk është obligim formal. Është rregull thelbësor demokratik, bazë e stabilitetit dhe politikave të vërteta përgjegjëse. Në shoqëri e cila çdo ditë përballet me narrativ të rremë, dezinformata dhe manipulime, përgjigja e vetme është shtet i hapur me të dhëna të hapura. Për këtë, kjo platformë është projekt sekundar teknologjik, ndërsa mesazhi primar politik është: nuk kemi çfarë të fshehim sepse punojmë me ndërgjegje, në mënyrë transparente dhe në interes të qytetarëve”, tha Hristijan Mickoski.



Të ndryshme
Më shumë
Mickoski uron Fitër Bajramin, thirrje për solidaritet dhe bashkëjetesë20 March 2026
NP "Ujësjellësi dhe kanalizimi": Uji në Shkup është i sigurt për pije22 September 2025
Policia me aksion të gjerë në Kumanovë dhe Tetovë, 114 gjoba dhe shtatë të arrestuar15 June 2026