Nga Vendi
21 December 2025
Komuna e Zhelinës siguron përfaqësim historik në Këshillin Drejtues të BNJVL-së

 

Komuna e Zhelinës shënon një hap të rëndësishëm institucional, duke u bërë për herë të parë pjesë e Këshillit Drejtues të Bashkësisë së Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL). Ky zhvillim u konfirmua në mbledhjen e fundit të Kuvendit të BNJVL-së, e mbajtur në Shkup, ku morën pjesë përfaqësuesit e të gjitha 81 komunave të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në këtë mbledhje, kryetari i Komunës së Zhelinës, i propozuar nga koalicioni VLEN, u zgjodh anëtar i Këshillit Drejtues, organi më i lartë ekzekutiv i BNJVL-së që përbëhet nga 19 kryetarë komunash. Kjo zgjedhje përfaqëson një arritje të veçantë për Zhelinën, e cila deri më tani nuk kishte pasur përfaqësim në këtë strukturë vendimmarrëse.

Pjesëmarrja në Këshillin Drejtues hap mundësi të reja për komunën, duke mundësuar një rol aktiv në shkëmbimin e përvojave, forcimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe kontribuimin në përmirësimin e qeverisjes lokale. Qëllimi mbetet avancimi i komunave drejt standardeve më të larta të zhvillimit, efikasitetit dhe transparencës në nivel shtetëror.

 
 


Të ndryshme
Më shumë
Aksidenti në Kroaci, avokati: Klienti nuk më tha se e kishte zënë gjumi, në mungesë të marrëveshjes nuk mund të ekstradohet në Kosovë27 July 2021
Josep Borell: Më vjen mirë që takimi Kurti-Vuçiq po ndodh në ditën që Joe Biden është këtu15 June 2021
Hoxha: Sot ose nesër do të takohem me Taravarin19 October 2021