Nga Rajoni
15 March 2026
Iftar zyrtar në nder të Ramazanit, Tërnava dhe përfaqësues të BIK priten nga krerë institucionalë

Në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit, krerë institucionalë kanë shtruar një iftar për kreun e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnava, si dhe për përfaqësues të tjerë të këtij institucioni fetar.

Në këtë iftar kanë marrë pjesë edhe zyrtarë të lartë të qeverisë, përfshirë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, ministra dhe anëtarë të tjerë të kabinetit qeveritar, të cilët kanë uruar muajin e Ramazanit për përfaqësuesit e Bashkësia Islame e Kosovës dhe për të gjithë besimtarët myslimanë.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e këtij muaji të shenjtë, duke nënvizuar se “ky muaj vë në spikamë virtytet më të larta njerëzore, sakrifica, vetëdisiplina dhe solidariteti gjenden në thelbin e këtij muaji të shenjtë”. Po ashtu, u vlerësua edhe kontributi i kreut të BIK-ut dhe bashkëpunëtorëve të tij për shoqërinë dhe vendin.



Të ndryshme
Më shumë
Reforma zgjedhore, Bardhi: Rama po tregon se e mban pushtetin me mjete antidemokratike10 January 2024
Ndodh edhe kjo, qytetarit ia mbollën arën me kanabis15 June 2021
Grida Duma: Shqiptarët po largohen nga politika, “ka rënë besa e fjalës”28 March 2026