Sport
10 January 2026
Klisman Cake largohet nga Shkëndija pas katër vitesh

Futbollisti Klisman Cake ka njoftuar se nga sot nuk është më pjesë e klubit Shkëndija. Ai e ka cilësuar si nder dhe krenari veshjen e fanellës së klubit më të madh shqiptar për katër vite radhazi, periudhë gjatë së cilës ekipi ka kaluar suksese, zhgënjime dhe ka shkruar histori.

Cake ka falënderuar drejtuesit e klubit, trajnerët dhe bashkëlojtarët me të cilët ka ndarë fushën gjatë këtyre viteve. Një falënderim të veçantë ai ia ka drejtuar tifogrupit “Ballistët” për mbështetjen e vazhdueshme në çdo kohë dhe situatë, si dhe qytetit të Tetovës, që sipas tij e ka bërë të ndihet si në shtëpi.

“Do të jeni gjithmonë në zemrën time dhe do të mbetem tifoz i flaktë i Shkëndijës. Njëherë kuqezi, gjithë jetën kuqezi,” ka përfunduar mesazhin e tij lojtari.AlmakPress



Të ndryshme
Më shumë
“Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha: Janë klithma mjerane të opozitës së opozitës27 June 2026
Iftari tradicional i OEMVP-së bashkon krerët e shtetit dhe komunitetin e biznesit 4 March 2026
Hakeri rus që dyshohet për sulme ndaj institucioneve perëndimore përfundon para gjykatës në SHBA19 July 2026