Nga Vendi
10 February 2026
Vizita e Kurtit në Shkup sjell masa të përkohshme sigurie dhe ndryshime në qarkullim

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, po qëndron sot për vizitë zyrtare në Shkup, ku pritet të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve shtetërore dhe të marrë pjesë në aktivitete zyrtare.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se për shkak të kësaj vizite do të ketë ndryshime të përkohshme në regjimin e komunikacionit në disa pjesë të qytetit, veçanërisht në zonat ku do të lëvizin delegacionet zyrtare.

Sipas MPB-së, qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve duhet të presin mbyllje të përkohshme të disa rrugëve, devijime të trafikut, si dhe kolona e vonesa në qarkullim, sidomos në qendër të Shkupit.

Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve për mirëkuptim dhe këshillojnë përdorimin e rrugëve alternative për të shmangur vonesat.



Të ndryshme
Më shumë
Kuvendi i Lëvizjes Besa shkarkon Kryesinë Qendrore12 February 2026
Nafta kalon 107 dollarë, tronditen tregjet29 September 2026
Aksident në Shkup, lëndohet një person, ndalohet shoferi nga Kosova 1 July 2025