Nga Rajoni
16 February 2026
Rama zbulon “sekretin shtetëror” në Prishtinë: Vjosa Osmani u kërcënua për dy vite

Në prag të shënimit të 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, gjatë vizitës së tij zyrtare në Prishtinë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bëri një deklaratë që ngjalli reagime të forta në opinionin publik.

Rama tha se, ndonëse në Kosovë nuk ishte bërë e ditur më parë, ai kishte informacione prej kohësh se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është kërcënuar për dy vite me radhë. Sipas tij, presionet lidhen me qëndrimin e saj për të mos lejuar, siç u shpreh ai, “dhunimin e zyrës së Presidencës” nga prokurorë që pretendonin se mund të kërkonin prova për akuza që ndërlidhen me krime kundër njerëzimit ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.

“Është sekret shtetëror,” deklaroi Rama, duke shtuar se bëhet fjalë për një çështje tejet sensitive për institucionet e Kosovës.

Deklarata vjen në një moment simbolik për shtetësinë e Kosovës dhe ka hapur diskutime të reja rreth raporteve institucionale, presioneve ndërkombëtare dhe mbrojtjes së integritetit të Presidencës.



Të ndryshme
Më shumë
Qeveria dhe OBSH nënshkruan Strategjinë e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë për periudhën 2026–2030 1 December 2025
VLEN: Open Balkan, kazinotë dhe korrupsioni janë trashëgimia e BDI-së 7 July 2025
Kurti optimist pas takimit me Abdixhikun, synohet marrëveshje për presidentin pa zgjedhje të reja 6 April 2026