Nga Rajoni
25 February 2026
Kurti dhe Spiropali dakordohen për hekurudhën Gjakovë–Shkodër, prioritet strategjik i mandatit

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim Ministren e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, znj. Elisa Spiropali, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit dypalësh dhe projektet madhore infrastrukturore. Gjatë bisedimeve u theksua se hekurudha Gjakovë–Shkodër, në kuadër të projektit Prishtinë–Durrës, do të jetë prioritet i këtij mandati, me synimin që punimet të nisin sa më parë. Ky investim strategjik pritet të forcojë lidhjet ekonomike mes dy vendeve, të rrisë qarkullimin e mallrave dhe njerëzve dhe të kontribuojë në zhvillimin rajonal.

Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e mbledhjeve të përbashkëta ndërqeveritare gjatë vitit 2026, si dhe për nevojën e koordinimit më të madh në politikën e jashtme dhe në forume ndërkombëtare. Palët theksuan rëndësinë e bashkëpunimit për diasporën shqiptare, veçanërisht në promovimin e gjuhës dhe kulturës tek gjeneratat e reja, duke e konsideruar këtë një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, diplomatik dhe kulturor të të dy shteteve.



Të ndryshme
Më shumë
3 viktima dhe 123 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Maqedoni23 July 2020
Toshkovski në Uashington, thellim i bashkëpunimit me SHBA në siguri dhe luftë kundër krimit17 April 2026
Selmani: Qytetarët më pozitiv në Maqedoni janë shqipëtarët24 September 2021