Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të fazës play off në UEFA Europa Conference League, me tetë përballje që do të përcaktojnë skuadrat që avancojnë në raundin tjetër.
Katër duele do të luhen nga ora 18:45, ndërsa katër të tjera nga ora 21:00, në një mbrëmje që pritet të sjellë emocione dhe tension deri në minutat e fundit.
FC Drita do të zbresë në fushë si mysafire ndaj NK Celje, pas humbjes 2 me 3 në ndeshjen e parë të zhvilluar në Kosovë. Skuadra kosovare synon fitore në transfertë për të siguruar kualifikimin dhe për të vazhduar rrugëtimin evropian.
Në anën tjetër, KF Shkëndija do të përballet në Turqi me Samsunspor, duke kërkuar përmbysjen e humbjes minimale 0 me 1 nga sfida e parë. Tetovarët kanë përpara një mision të vështirë, por me ambicie të qarta për të kaluar në fazën tjetër.
Mbrëmja e sotme pritet të jetë një test i madh për futbollin shqiptar në arenën evropiane, me dy skuadra që synojnë të shkruajnë histori.