Nga Bota
27 February 2026
Trump reagon ndaj dëshmisë së Clinton për çështjen Epstein, Nuk më pëlqen ta shoh në atë pozicion

Presidenti amerikan Donald Trump ka reaguar publikisht lidhur me dëshminë e ish presidentit Bill Clinton në Dhomën e Përfaqësuesve për çështjen që lidhet me financierin e ndjerë Jeffrey Epstein.

Pak para nisjes për në Teksas, Trump iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve, duke deklaruar se nuk i pëlqen ta shohë Clinton në atë situatë, por shtoi se ai dhe familja e tij kanë qenë më parë në shënjestër të hetimeve dhe sulmeve politike.

Nga ana tjetër, Clinton dëshmoi para Komitetit Mbikëqyrës të Dhomës së Përfaqësuesve, duke theksuar se nuk kishte pasur dijeni për aktivitetet kriminale të Epstein dhe se gjatë kontakteve të tyre të kufizuara nuk kishte vërejtur asgjë të paligjshme. Në deklaratën e tij hapëse, ai sqaroi se paraqitja në seancë kishte dy qëllime, respektimin e sundimit të ligjit dhe kontributin në administrimin e drejtësisë, si dhe mbështetjen për viktimat.

Clinton theksoi se marrëdhënia e tij me Epstein kishte përfunduar vite përpara se të bëheshin publike akuzat, duke shtuar se nuk kishte parë apo mësuar asgjë të dyshimtë gjatë kohës që kishin pasur kontakte.

Ai reagoi edhe ndaj përfshirjes së bashkëshortes së tij, Hillary Clinton, në diskutimet publike, duke deklaruar se ajo nuk kishte asnjë lidhje me Epstein, nuk kishte udhëtuar me të dhe nuk kishte vizituar pronat e tij. Sipas tij, përfshirja e saj në hetim ishte e pajustifikuar.

Duke iu referuar fotografive të publikuara ndër vite, Clinton deklaroi se e di saktësisht çfarë ka parë dhe çfarë jo, duke këmbëngulur se nuk ka kryer asnjë veprim të gabuar dhe se po të kishte pasur dyshime për sjelljen e Epstein, do ta kishte denoncuar vetë atë.



Të ndryshme
Më shumë
Bota rrotullohet, Kallashi ‘diss’ Drejtorit të Policisë15 March 2022
Greqia e hapur për turistë, por jo edhe për Maqedoninë e Veriut 1 July 2020
Dorëheqja e Sulejmanit trondit Aleancën për Shqiptarët – VLEN: Taravari po mbetet i vetmuar në prehrin e Ahmetit19 May 2025