Nga Rajoni
4 March 2026
Kryeministri i Holandës Jetten propozon qendra azili jashtë BE-së si zgjidhje për migracionin

Në një takim me presidenten e Ursula von der Leyen, kryeministri i ri i Holandës, Rob Jetten, diskutoi idetë për krijimin e strukturave jashtë territorit të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, të destinuara për të përpunuar më shpejt kërkesat e azilkërkuesve.

Sipas mediave vendase, Jetten shprehu interes për modele migracioni të ngjashme me marrëveshjen mes Italisë dhe Shqipërisë, duke e konsideruar këtë një zgjidhje të mundshme për sistemin holandez dhe më gjerë për atë evropian. Ai theksoi se, “Ky koncept është larg të qenit i ezauruar dhe ka shtete të tjera të hapura për lejimin e përpunimit të kërkesave për azil në territorin e tyre.”

Jetten zhvilloi diskutime edhe me homologë të tjerë, përfshirë kryeministren italiane Giorgia Meloni, ndërsa Holanda dhe Italia kanë bashkëpunuar vitet e fundit në udhëheqjen e grupit të shteteve evropiane për gjetjen e zgjidhjeve inovative në fushën e migracionit.



Të ndryshme
Më shumë
Arben Fetai mohon përçarjet në Aleancë, synohet krijimi i VLEN-it si subjekt i vetëm politik 2 March 2026
Majko përshëndet marrëveshjen për qeverisjen e re në Maqedoninë e Veriut19 August 2020
Të shtëna në Butel të Shkupit, dy persona përfundojnë të plagosur 7 April 2026